March 15, 2013


Shuplaka Italiane mbi elitėn mbikombėtare, Greqia dhe qeverisja globale

TAKIS FOTOPOULOS

http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/

English version:
http://www.inclusivedemocracy.org/journal/vol8/vol8_no3-4_takis_italian_slap_greece_global_governance.html

 

Abstrakt

Ndėrsa njė cunam anti-BE kėrcėnon elitat Europiane, Shimon Peres pėrshkruan se si qeverisja globale duhet tė duket.

 

Formimi i juntave parlamentare nė Itali dhe Greqi

Nė Nėntor tė vitit 2011, elita mbikombėtare qė administron globalizmin neoliberal, insticionalizoi zyrtarisht juntat parlamentare nė Greqi dhe Itali. Siē e vendos nė atė kohė Financial Times:

Tė pėrballur me trazira nė provinca, eurozona ka dėrguar nė to qeveritarė tė rinj. Nė vend tė kokfortit Jorgos Papandreus, Greqia tashmė ka Lukas Papadimos, ish zėvendės preident i Bankės Qėndrore Europiane. Nė vend tė pakontrollueshmit Silvio Berluskonit, Italia tashmė ka Mario Montin, ish kryetar i politikės sė konkurrencės nė Komisionin Euopian.[1]

Ajo ēfarė harroi gazeta e establishmentit pėr tė thėnė ishte se tė dy tė emėruarit, bashkė me drejtorėt, ekzekutivėt etj., tė korporatave ndėrkombėtare, kanė qenė anėtarė tė Komisionit Trilateral,[2] qė ėshtė themeluar nga David Rockfeller nė vitin 1973. Nė atė kohė korporatat ndėrkombėtare ishin nė procesin e formimit tė elitės mbikombėtare, e cila ishte planifikuar pėr tė administruar ekonominė kapitaliste tė ndėrkombėtarizuar qė ishte nė lindje. Qėllimi i kėtij Komisioni ishte hamendėsuar pėr tė “nxitur bashkėpunim mė tė ngushtė midis SHBA-sė, Europės dhe Japonisė,” por, nė fakt, ai pėrbėnte instrumentin kryesor pėr tė promovuar anėtarėt e tij nė administrimin e Rendit tė Ri Botėror, i cili ishte shėnuar nga globalizimi neoliberal. Pėr mė shumė, tė dy Monti dhe Papadimos, bashkė me Mario Draghi-n, qė ishin hamendėsuar si president nė zyrat prestigjioze tė Bankės Qėndrore Europiane, i pėrkasin “nė shkallė tė ndryshme,” siē theksoi Le Monde[3] nė atė kohė, degėve Europiane tė mirėnjohurit Goldman Sachs, njė nga komponentėt kryesor tė elitės mbikombėtare!

Megjithėse Papadimos tashmė ėshtė zėvendėsuar nga (servilėt e njėjtė tė elitės mbikombėtare) qeveria tri-palėshe Greke, Monti paraqeste shpresėn e madhe tė elitės mbikombėtare pėr tė mbajtur Italinė nėn tė njėjtin kontroll si Greqia. Nė fakt, pak muaj mė parė nė Davos, nė mbledhjen informale vjetore tė elitės mbikombėtare, Monti ishte pritur si “shpėtimtari i Europės”. Nė atė kohė, anketat e fiksuara tė medias, tė orkestruara nga e njėjta elitė, deklaronin Montin si favorizuesin pėr tė formuar njė qeveri nė Itali bashkė me Pier Luigi Bersani. Nė fakt, Bersani ėshtė versioni Italin i udhėheqėsit tė sė Majtės sė degjeneruar greke (SYRIZA) Aleksis Tsipras, i cili, si ai, nuk u shkon nė mendje as tė ngrejnė ēėshtjen e ekzistencės sė vendeve tė tyre nė BE dhe Euro, si njė rrugė pėr tė dalė nga problemet katastrofike ekonomike qė janė krijuar kryesisht nė tė dy vendet (dhe veēanėrisht nė Greqi), nga hyrja e tyre nė BE. Bersani ėshtė sekretar i partisė Italiane Demokratike (PD), e formuar kryesisht nga ish-komunistėt dhe sė fundmi social-liberal. Politikat e Partisė Demokratike Italiane dhe Syriza-s (e cila pėrbėhet kryesisht nga ish-komunistė) janė njėlloj, megjithėse retorika e SYRIZA-s ėshtė mė shumė radikale se e tė parės, duke mos patur skrupuj pėr mashtrimin e zgjedhėsve Grekė se ajo mund tė injoronte ligjet e disiplinės fiskale nga Komisioni Europian, ndėrsa do tė mbeteshin anėtarė tė BE-sė dhe Euro-s!

Politikat kursimatre qė janė zbatuar nga Monti pėr rreth njė vit kanė shkaktuar tashmė njė shkallė tė gjerė varfėrie nė Itali, tė cilat sidoqoftė janė tė pakrahasueshme me rrėnimin qė ėshtė nxitur nė Greqi. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse tregjet, duke i paraprirė fitores sė dyshes sė favorizuar tė elitės mbikombėtare (Monti/Partia Demokratike), ishin qė nė fillim shumė optimistė rreth zgjedhjeve, deri kur lajmet shfaqėn shkatėrrimin e Montit, qė arriti tė pėrthithte vetėm 10% tė votave dhe, gjithashtu, rreth humbjes sė rėndė korresponduese tė partisė Demokratike, e cila humbi 30% tė votave tė saj krahasuar me zgjedhjet e mėparshme.     

           

Populli Italian kthehet kundėr elitės sė BE-sė

Dhe atėherė erdhi shuplaka e madhe qė I dha populli Italian elitės Europiane dhe mbikombėtare: fituesit kryesor tė zgjedhjeve Italiane ishin parti tė “pamiratuara” nga elita e BE-sė. Jo vetėm qė “lėvizja” fillestare e Beppe Grillo-s nuk ngurron pėr tė pyetur pėr njė referendum pėr lėnien e Euro-s (i cili, nėse ndėrmerret, nė njė vend tė madhėsisė sė Italisė do tė krijonte pashmangshmėrisht dinamikat pėr daljen nga BE-ja gjithashtu), por gjithashtu partia e Berluskonit nuk e ka pėrjashtuar kėtė varjant, i cili ėshtė sulmuar ashpėr nga elita mbikombėtare pėr kėtė mėkat vdekjeprurės. Kėshtu, mė shumė se 55% e popullit Italian (dhe mė shumė nėse ne marrin nė konsideratė shkallėn rekorde tė abstenimit) nuk hezitoi tė prekte shkakun e vėrtetė tė vuajtjeve tė tyre, d.m.th. anėtarėsimin nė BE. Nė tė njėjtėn kohė, Partia e Pavarur Britanike (UKIP), e cila ėshtė qartėsisht anti-BE, arriti vendin e dytė nė zgjedhjet plotėsuese tė 28 Shkurtit Eastleigh pas Liberal Demokratėve tė cilėt rimbajtėn njė vend, ndėrsa Konservatorėt u shtyn nė vendin e tretė dhe Partia Laburiste nė njė vend tė varfėr tė katėr! Sė fundmi, Eurobarometri i fundit (2012) tregon njė mungesė tė paprecendent rreth besimit tė BE-qyetarėve pėrkundrejt institucioneve dhe politikave Europiane. Nė anėn tjetėr, elita mbikombėtare nuk ka donjė gjė pėr t’u shqetėsuar lidhur me Greqinė, meqėnse SYRIZA, e cila mund tė dalė partia mė e madhe nė zgjedhjet e ardhshme, vazhdon tė pėrsėrisė si partia Demokratike, se ajo kurrė nuk do tė ngrejė ēėshtjen e daljes sė Geqisė nga euro, pėr mos tė folur kėtu pėr BE-nė dhe se ajo do tė arrijė synimet pėr tė ndaluar politikat katastrofike kursimtare qė janė imponuar nga ajo mbi Greqinė pėrmes presionit nga njė front e gjerė (qė ėshtė pėr t’u formuar!) nga “PIIGS”-at e BE-sė!

Natyrisht, tė gjitha kėto nuk duan tė thonė se nė Itali ndėrmarret njė ndryshim radikal, veēanėrisht nėse ne marrim nė konsideratė kompozitėn dhe karakterin e dy partive populiste qė dolėn si fitimtarė relativė te kėto zgjedhje. Thjesht, ne mund tė themi se atje ka njė mundėsi pėr ndryshim radikal, i cili sot mungon nė Greqi. Kėshtu, megjithėse kampi i Berluskonit pėrfaqėson interesat e elitės Italiane dhe tė grupeve tė priviligjuara sociale, kėto interesa nuk pėrputhen gjithnjė me itenresat e elitės mbikombėtare, sepse Italia nuk ka ndaluar pėr tė qenė njė vend i Europės periferike duke u ndeshur me probleme serioze tė humbjes sė konkurrencės sė saj pėr shkak tė pėrfshirjes sė saj nė BE/Eurozonė. Kėshtu, ekonomia Italiane ėshtė nė stanjacion nė dy dekadat e fundit, me njė shkallė rritėse prej 1.5% nė vitin 1990 qė ra nė 1% nė vitin 2000 (pėrkundrejt 2.1% dhe 1.8% resektivisht tė zonės sė Euro-s).[4]  Kjo do tė thotė se nė Itali, ndryshe nga Greqia struktura prodhuese e sė cilės ėshtė nė tė vėrtetė shkatėrruar si rezultat i hyrjes sė saj nė BE, njė parti si ajo e Berluskonit, nuk do tė ngurronte tė pėrplasėsh me elitėn Europiane pėr tė ruajtur interesat e elitės italiane. Njėlloj mund tė thuhet pėr “lėvizjen” e Beppe Grillo-s e cila, nė vetė-vete, ėshtė totalisht e padėmshme pėr elitėn mbikombėtare, meqėnse ajo nuk ėshtė njė parti anti-sistemike por kryesisht njė parti anti-korrupsion. Nė fjalė tė tjera, ajo ėshtė thjesht partia e “Indignados” (si lėvizjet e njėjta nė Spanjė dhe Greqi), tė cilat duke mos patur njė projekt politik dhe analizė qė e mbėshtet atė, gjithashtu dhe njė strategji tė pėrputhshme, shpreh vetėm zemėratėn e popullit Italian nė njė mėnyrė totalisht tė ēorganizuar (dhe rrjedhimisht e kontrolluar nga elitat), siē ka qenė pėrgjithėsisht me kėto lėvizje nė vende tė tjerė gjithashtu (Occypy Wall St. etj.) tė cilat funksionojnė thjesht si detonator tė zemėratės popullore.

Pyetja kryesore, rrjedhmisht, qe del nga zgjedhjet Italiane, qė shqetėson nė tė vėrtetė popullin Europian, ėshtė se nėse populli Italian do tė tejkalojė gracakat sistemike qė shprehen nga partitė e Berluskonit dhe Grillo-s, gjithashtu dhe dilemat shtirėse mbi politikat kursimtare tė vendosura nga e Majta Europiane (Die Linke), e cila hamendėson se partitė e “mira” tė Majta qė zgjidhen nė qeveritė e BE-sė mund tė zėvendėsojnė politikat e “kėqija” tė Merkelit dhe tė tjerėve —sikur globalizmi neoliberal ėshtė thjesht njė ideologji ose njė komplot, siē sugjerojnė teoritė hutaqe tė sė “Majtės”.[5]       

   

Pavarėsi vs. qeverisė globale

Nė mendjen time, ėshtė vetėm krijimi i Fronteve Popullor tė gjerė anti-BE nė ēdo vend, tė cilėt mund tė nxisin daljen nga BE me synimin e arritjes sė pavarėsisė ekonomike nė ēdo vend. Ri-zhvillimi bazuar mbi forcat e veta, siē do tė tregoj nė mė shumė hollėsi nė njė artikull tė ardhshėm, ėshtė e vetmja rrugė pėrmes tė cilės popujt tė shkėputen nga globalizimi dhe institucionet e tij (siē ėshtė BE-ja) mund tė rindėrtojnė strukturat e tyre prodhuese qė janė shkėputur nga globalizmi. Kjo mund, gjithashtu objektivisht, tė shtrojė rrugėn pėr ndryshime sistemike, duke venduar nga vetė popujt demokratikisht. Tė presėsh se procesi i globalizimit nga vetė-vetja do tė krijojė kushtet objektiv dhe subjektiv pėr njė transformin socialist, siē besojnė disa Marksist Paleolithik, ose alternativisht, se krijimi i fabrikave tė vetė-drejtuara brenda sistemit prezent global do tė ēojė nė njė ekonomi vetė-drejtuese, siē sugjerojnė “anarkistėt” life-style, janė tė dyja rrugė tė sigurta qė ēojnė nė kompletimin e procesit globalizues, siē ėshtė planifikuar nga elitat.

Alternativa tjetėr ėshtė tejet e tmerrshme pėr t’u pėrsiatur qė ėshtė pėrshkruar grafikisht nga presidenti krye-Zionit i Izraelit, Simon Peres, i cili festoi, si vijon, globalizmin pėrpara njė audience tejet entuziaste tė gjithė Euro-Parlamentit:

Globalizmi vendos njė fund te rracizmi. Ai fuqizon individin. Ndėrmarrjet globale nuk imponojnė dėshirėn e tyre mbi popujt. Pėrkundrazi, ato respektojnė dėshirėn e klientėve tė tyre. Ato mund tė sjellin njohuri shkencore pėr rritje [ekonomike]. Ato mund tė ndihmojnė  tė rinjtė pėr tė fituar edukim tė lartė. Tė krijojnė punė qė u pėrshtaten qėllimeve tė tyre.[6]

Dhe ai shkoi mė tej pėr tė pėrshkruar se si bota e tė ardhmes bazuar nė globalizim duhet tė jetė, d.m.th. i njėjti Rend i Ri Botėror siē ėshtė tani, plus njė qeverisje globale!:

Bota jonė globale nuk ka qeveri globale. Ajo ėshtė pothuajse e paqeverisur. Ne duhet tė kėrkojmė pėr njė alternativė. Unė besoj se rrugėt e sė ardhmes e qeverisjes duhet tė mbėshteten mbi tre shtylla: qeveritė kombėtare do tė vazhdojnė tė jėnė pėrgjegjėse pėr administrimin e komb shtetit. Ndėrmarrjet globale do tė investojnė nė kėrkime shkencore dhe zhvillim. Dhe individi do tė gėzojė aftėsinė pėr tė qeverisur veten e tij duke ditur rrugėn se si funksionin truri i tij. Shkenca sot ėshtė mė e rėndėsishme se politika. Ajo ėshtė universale dhe pakufij. Ushtritė nuk mund tė pushtojnė urtėsinė. Policia nuk mund tė arrestojė shkencėn. (...) Duke u ndeshur me mungesėn e qeverisjes globale, ne mund tė pėrkrahim bashkėpunim tė ngushtė midis qeverive dhe ndėrmarrjeve globale. Duke u ndeshur me rreziqet tė cilėt kėrcėnojnė vlerat pėr tė cilat ne mbrojmė, ne duhet tė luftojmė terrorin kudo qė gjėndet, pa mėshirė.[7]

Eshtė e qartė rrjedhmisht, se elita mbikombėtare ėshtė nė procesin e marrjes sė hapave tė nevojshėm pėr tė institucionalizuar rolin e saj mbikombėtar. Synimi i menjėhershėm ėshtė heqja e “barrierave rregulluese” qė pengojnė shkėmbimin e lirė tė mallrave dhe shėrbimeve, si fillimi midis Europės dhe Amerikės (nė fakt, njė treg transatlantik dhe marrveshje investimesh duket gati pėr t’u arritur midis BE-sė dhe NAFTA-s)[8] dhe pastaj midis kėtij blloku gjigand dhe pjesėve tė tjera tė botės, i cili do tė imponohet pėr tė pranuar kushtet e tregut nga i pari. Synimi pėrfundimtar ėshtė formimi i njė tregu gjigand tė vetėm tė derregulluar, i kontrolluar nga ndėrmarrjet ndėrkombėtare, nė tė cilin kontrolle social mbi tregjet pėr tė ruajtur punėn ose mjedisin do tė minimizohen.

Nė nivelin politik, kjo nėnkupton se elita mbikombėtare e tanishme informale do tė formalizohet ose institucionalizohet nė formėn e njė “qeverie globale”. Teza ideologjike e kėsaj ėshtė dhėnė nga Gideon Rachman, komentator kryesor i ēėshtjeve tė jashtme tė Financial Times, nė njė artikull tė viti 2008,[9] tė cilin shumė komentator e kanė cituar si provė tė njė komploti elitist pėr tė themeluar qeverisje globale. Nė fakt, as globalizmi neoliberal nuk ka qenė njė komplot, siē kam sqarur nė vend tjetėr,[10] as nuk do jetė formimi i njė qeverie globale, ndoshta jo shumė larg nė tė ardhmen. Ajo ėshtė thjesht rezultat i pashmangshėm i dinamikave tė sistemit tė sistemit kapitalist tė ekonomisė sė marketingut, i cili nuk mund tė pėrbyset pėrveē kur viktimat e globalizmit neoliberal, d.m.th. shumica mė e madhe e popullatės botėrore, tė luftojė pėr krijimin e ekonomive tė vetė-mjaftueshme dhe shoqėri tė vetė-qeverisura, jashtė globalizmit neoloberal, nė njė lloj tjetėr ndėrkombėtarizues bazuar nė principin e solidaritetit dhe ndihmės sė ndėrsjellė sesa principet e konkurrencės dhe pėrfitimit, si tani.

Pėrktheu Ylli Pėrmeti nga anglishtja



[1] Martin Wolf, “Europe must not allow Rome to burn,” The Financial Times (15/11/2011).

[3] “Goldman Sachs, Le trait d'union entre Mario Draghi, Mario Monti et Lucas Papadémos”, Le Monde (14/11/2011).

[4] World Bank, World Development Indicators 2010, Table 4.1.

[5] see e.g. Naomi Klein, The Shock Doctrine: The Rise of Disaster Capitalism (Penguin, 2008).

[8] Max Baucus, “Transatlantic trade deal is a US priority”, The Financial Times, (03/03/2013).

[9] Gideon Rachman, “And now for a world government”, The Financial Times, (08/12/2008).