May 19, 2013


Cfarė bėjmė tani? (7) — Jo nė pseudo-ndėrkombėtarizim

TAKIS FOTOPOULOS

http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/

Greek version:
http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/greek/grE/gre2013/2013_05_19.html
 

 

Justifikimi i ”majtė” qė i referohet SIRIZA, por edhe njė pjesė e tė Majtės jashtė-parlamentare, pėr tė justifikuar qėndrimin e tyre tė papranueshėm kur kėmbngulin nė qėndrimin tonė nė BE, pavarsisht katastrofės ekonomike tė shtresave popullore, ėshtė se ai ėshtė qėndrim autentik ndėrkombėtar. Dhe kjo, ndryshe nga qėndrimi “nacionalist”, siē e pėrshkruajnė shumė nga ata, qėndrimin se vetėm dalja e menjėhershme unilaterale dhe dalja paralele nga BE-ja dhe Eurozona, me ndėrthurje me masa tė tjera radikale qė citova nė artikullin pararendės, do tė mund tė ndalonte katastrofėn e kryer. Nuk do tė qėndroj kėtu te “argumentet” e tipit se njė qėndrim i njėjtė ėshtė kombėtar sepse e mbėshtesin sot rrymat e fryra “kombėtare” nė tė gjithė Europėn, sepse atėherė duhet tė mos merreshim historikisht me beteja nacionalēlirimtare, as edhe tė mbėshtesim sot beteja tė njėjta nė Libi ose Siri sepse i mbėshtesin edhe nacionalistėt! Por, beteja kundėr globalizmit neoliberal (jo kundėr neoliberalizmit, siē mbėshtesin ēorjentueshmėrisht tė njėjtėt “majtistė”) sot ėshtė nacionalēlirimtare.

Ndryshe nga ata, do tė qėndroj, te argumentet gjoja tė “majta” qė pėrdoren pėr tė mbėshtetur atė qėndrim i cili, sipas meje, jo vetėm qė ka ēuar nė zhdukjen thelbėsore tė sė Majtės nė Europė, por edhe nė ngritjen masive tė partive nacionaliste, tė cilat sot luajnė rolin qė duhet tė luante e majta. Por, ai qėndrim jo vetėm qė nuk ėshtė i majtė, meqėnse nuk mund tė bėjė as edhe veprimin mė tė vogėl pėr tė pėrmbysur katastrofėn ekonomike tė shtresave popullore qė imponojnė elitat e huaja dhe vendore, por nuk ka lidhje me njė ndėrkombėtarizim tė vėrtetė sot. Dhe kjo, sepse problemi nuk ėshtė se si tė kapėrcejmė njėlloj rreziku tė paqenė nacionalist, ose mė keq se kaq, fashist, siē pėrcjellė ēorjentueshmėrisht propaganda e elitė mbikombėtare dhe Zoniste, pėrmes massmedias ndėrkombėtare qė kontrollon. Ēorjentueshmėrisht, sepse kėrkon tė kthejė zemėrimin popullor nga rreziku real i globalizmit neoliberal qė ēon nė “kinezizmin” global tė punės dhe shkatėrrimin e ēdo arritje shoqėrore tė 100 viteve tė fundit, nė rreziqe imagjinar me karikatura partish “neonaziste” nė Europė (nė kontrast me lėvizje nacionaliste siē ėshtė Partia e Pavarėsisė nė Britani qė sot gjėndet nė vendin e tretė zgjedhor) ose fashiste siē ėshtė Agimi i Artė nė anėt tona.

Dhe janė imagjinarė ata rreziqe sepse nacionalsocializmi real dhe fashizmi u zhvilluan nė kushte krejt tė ndryshme paralufte, qė favorizonin ngritjen e tyre. Por ato kushte, dhe kryesisht ekzistenca e kombeve tė fuqishėm shtetėror nė Gjermani dhe Itali —qė do tė thotė kryesisht paravrėsi ekonomike, dhe rrjedhimisht kombėtare— nuk ekzistojnė sot. Pavarėsia ekonomike minohet sot vendimtarisht nė nivel global, pėrmes institucioneve ndėrkombėtare (FMN, Banka Botėrore, Organizata Tregėtare Botėrore etj.) qė detyrojnė shtetet tė hapin dhe ēlirojnė tregjet e tyre, d.m.th. heqjen rrėnjėsore tė kontrolleve sociale mbi lėvizjen e kapitalit dhe mallrave —qė kjo nė dekadėn ’30 ishte e pakonceptueshme. Por, edhe vetė pavarėsia kombėtare minohet vendimtarisht nė kuadėr tė bashkimeve ekonomike siē ėshtė BE-ja, siē ndodh sot nė Greqi ku ajo jo vetėm qė nuk ka kontrollin mė minimal mbi ekonominė e saj, por, direkt ose indirekt, ajo kontrollohet edhe nė politikėn e jashtme dhe tė brendshme tė saj. Por, politikat Keinsiane qė u zbatuan si fillim para lufte nga nacionalsocialistėt, dhe pas lufte nga socialdemokratėt, ishin tė mundshme, pikėrisht pėr arsye tė ekzistencės sė shteteve kombėtare dhe pavarėsisė kombėtare dhe ekonomike, ndėrsa pėr arsyen e kundėrt janė tė pamundur sot. Rrjedhimisht, “nacionalizmi” i sotėm real nė Europė nuk ėshtė mėsymės, siē ishte nė mes tė luftės, por mbrojtės pėrkundrejt rrafshimit qė ushtron globalizmi neoliberal qė nuk ėshtė vetėm ekonomik dhe politik, por gjithashtu kulturor.

Pikėrisht pėr kėtė arsye, beteja kundėr globalizmit neoliberal merr sot njė karakter nacionalēlirimtar. Popujt qė rezistojnė nė procesin e globalizmit sot, nė tė vėrtetė, mbrohen nga lufta qė kanė shpallur elitat, pėr tė mbrojtur tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje, por edhe vetė kulturėn e tyre qė rrafshohet nė kėtė proces. Kjo betejė nė vendet periferike tė BE-sė ėshtė ekonomike, sepse me mjete ekonomike uzurpohet pavarėsia ekonomike dhe kombėtare e tyre, ku siē duket tė “majtėt” e sipėrpėrmendur, (duke pėrfshirė edhe “anti-pushtetarėt” e mjerimit qė flasin pėr demokraci direkte dhe vetė-administrim nė kushtet e globalizmit neoliberal!) e konsiderojnė tė tepėrt. Nė anėt tona, kjo betejė do tė thotė, gjithashtu, masakėr shtazore mbi popujt qė kėrkojnė tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje nga elita mbikombėtare dhe elita Zoniste, dje nė Libi, dhe sot nė Siri. Por, globalizmi i vėrtetė mund tė fillojė vetėm “nga poshtė”, nga popuj qė kanė arritur vetėvendosjen e tyre, ndėrsa “globalizmi” qė imponohet sot nga elitat, me masakra dhe luftė ekonomike, nuk ėshtė gjė tjetėr veē pseudo-globalizėm. Por mė duhet qė tė ri-vij mbi kėtė ēėshtje.

 

Publikuar nė, Κυριακάτικη Ελευθεροτυπία (19 Μαΐου 2013). Pėrkthyer nga greqishtja, dhe nga Ylli Pėrmeti