February 28, 2012


Shkatėrrimi i shtresave popullore dhe kolonizimi i Greqisė nga BE: Dalja dhe Qorrsokakėt*

TAKIS FOTOPOULOS

http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/

http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/greek/grE/gre2012/2012_02_28.html

Junta vendore e pandrojtur, nė njėmendėsi me juntėn e elitės ndėrkombėtare qė pėrfaqėson Trojka, adoptuan njė traktat huaje qė qoftė edhe pėr editorialin e gazetės Britanike Independent e krahason me traktatin e Varshavės, (i cili kishte si qėllim gjunjėzimin ekonomik tė Gjermanisė sė mundur nė Luftėn e Parė Botėrore), ndėrsa gazeta e madhe Spanjolle e qėndrės sė djathtė El Pais e karakterizonte si njė «kalim kolosal tė sovranitetit, ndoshta mė tė madhin qė iu ushtrua njė vendi nė kohė paqeje». Natyrisht, elita jonė, pėrmes kryeministrit Bankier tė dhėnė, deklaronte «shumė e gėzuar» ditėn qė nėnshkruante kolonizimin formal tė Greqisė nga BE. Dhe kjo, nė kohėn kur nuk ekziston asnjė ekonomist ndėrkombėtar serioz qė tė mos pranojė se ai traktat ėshtė thjesht njė mjet pezullimi i kapitullimit formal tė vendit, deri sa tė thuret pjesa tjetėr e Eurozonės dhe veēanėrisht hallkat e saj tė dobėta pėr Europėn Jugore Periferike nga ēdolloj simptome infektive, por edhe –kryesisht –tė sigurojė se ai traktat do tė lidh duardhekėmbė, qoftė edhe Kushtetueshmėrisht, popullin Grekė pėr shumė dekada, pavarsisht ndryshimeve tė personelit politik nė qeveri, qė jo vetėm do tė shlyejė (pėr tė shumtėn herė) tė gjithė borxhet, pa asnjė tė drejtė qethjeje tė re nė tė ardhmen, por edhe do tė shes me ēmim tė lirė ēdo tė mirė publike dhe shėrbim te shumėkombshet qė do tė mėsyjnė nė vend nėn formėn e «investimeve». Kjo, nė njė kohė kur ndėrkohė do tė jetė bėrė kapitullimi formal i cili do tė kontrollohet sėrish nga elita dhe do tė shoqėrohet me daljen e pėrkohėshme nga Eurozona, me qėllim qė jo vetėm tė blihet pasuria jonė shoqėrore nė ēmimet e sotme tė parėndėsishėm, por edhe nė kartėmonedhė tė zhvlerėsuar!

Natyrisht, sa u citua mė lartė, nuk thonė, siē mbėshtesin kombmediatikėt, se ndeshemi me njė sulm tė huaj dhe pushtim, si ajo e Gjermanisė nė luftė. Megjithėse tashmė kemi njė pushtim zyrtar dhe humbje tė sovranitetit kombėtar, ndryshimi ėshtė se tani kemi njė pushtim ekonomik dhe jo ushtarak, ndėrsa humbja e sovratitetit kombėtar, qė sigurisht varemi, nuk ėshtė pasojė e katastrofės ushtarake, por pasojė e katastrofės ekonomike. Dhe ky ndryshim ėshtė kritik. Sepse ndėrsa nė rastin e parė armiku ishte i dukshėm me sy dhe lehtėsisht bashkonte kundėr gjithė popullit tė vendit tė pushtuar nė dėbimin e tij nga qyetet dhe fshatrat ku u burrėrua, nė rastin e dytė «armiku» duket vetėm kur ėshtė kuptuar natyra e tij si njė sistem social-ekonomik, dhe deri atėherė, mund tė ēorjentohen lehtėsisht viktimat e kėtij pushtimi, nga aleatėt vendor tė flijuesve tė huaj tė cilėt nuk varen nga e njėjta gradė pėr pasojat e katastrofės ekonomike, nėse nuk nxjerrin dobitė nga ato!

Dhe qė tė flasim mė konkretisht. Katastrofa e sotme ekonomike ēonė nė mjerim dhe nė varfėrim tė shumicės sė popullit Grekė, d.m.th., tė shtresave popullore qė detyrohen tė punojnė pėr rroga urie, ose shtyhen nė papunėsi nė tė cilėn qoftė edhe tani dėnohen gjysma e tė rinjėve tanė, me tė vetmen rrugė shpėtimi, mėrgimin (pėr tė gjithė ata qė munden) ose varfėrinė, lėndėt narkotike dhe pėrfundimisht vetėvrasjen pėr disa. Sot, shtresat popullore qė shkatėrrohen ekonomikisht nuk i pėrkasin vetėm shtresave tradicionale tė punėtorėve tė varfėr, fermerėve gjithashtu edhe tė atyre qė vetė-punėsohen, tė ēdo lloji, por pėrfshijnė edhe klasėn e dietės shtetėrore tė mesme qė krijoi pseudo-zhvillimi «me grurė tė huaj» (i PASOK-ut kryesisht) nė tranzicion. Sepse ėshtė pikėrisht ajo klasė e mesme e cila goditet pamėshirė, jo sepse janė tė «kėqij» Gjermanėt qė e imponojnė, ose Europa e «keqe»[1] dhe «ndėshkuese», nė kundėrshti me «Europėn e popujve» tė «demokracisė» dhe tė sė «drejtės sociale», qė ishte sigurisht njė sajim ideologjikė, nė tė cilin mbėshtetėsh Bashkimi Ekonomik Europian (BEE) dhe nė vazhdim Bashkimi Europian.[2] Dhe natyrisht njėlloj ahistorik ėshtė pretendimi se Keinsianizmi u vendos nė pėrndjekje nga fuqitė krahasuese kundėrvepruese tė sotme nė BE e cila synon shpėrndarjen e pasurisė, dhe se memorandumet –-nė njė qasje qė i afrohet, (me terma “Marksist”) njė teorie komplotiste-- nuk u planifikuan, por pėr tė vendosur kuadrin institucional dhe ekonomik “me qėllim qė tė ristrukturohet shoqėria nė drejtim tė kundėrt: tė mblidhet pasuria nė pak duar, tė forcohen fitimet dhe despotizmi i punėdhėnies, tė jepen tė drejtat e punės dhe sociale, tė rritet “epshmėria” e punės.[3] Dhe nuk ėshtė se janė vetėm ahistorike kėto opinione, por japin tė kuptojnė mungesėn e globalizmit neoliberal, tė cilėt e interpretojnė zakonisht si ideologji ose si politikė e keqe, dhe jo si fenomen struktural kapitalist, sikurse bėjnė njėherėsh qasje qė tejkalojnė njė Marksizėm tė vjetėruar.[4]

Nė realitet, sikurse kam tregur nė vend tjetėr,[5] tė gjitha filluan shumė mė herėt, afėrsisht njėzetė vjetė mė parė, me kompletimin e Tregut Europian nė vitin 1993, kur u themelua Veprimi e Tregut tė Bashkuar, i cili themelonte qarkullimin e lirė tė mallrave, tė kapitalit dhe tė punės brenda Komunitetit, me shfuqizimin e tė gjithė pengesave doganore. Kjo do tė thoshte, jo vetėm hapjen, por edhe «ēlirimin» nga kontrolle sociale tė katėr tregjeve (mallrave, shėrbimeve, kapitalit dhe punės) —«katėr liritė» e mirėnjohura. Kompletimi i tregut Europian u gjykua i nevojshėm nė kuadrin e ndėrkombėtarizimit intensiv tė ekonomisė sė tregut kapitalist dhe tė ashpėrsimit tė konkurrencės me blloqet e tjerė tė kapitalit ndėrkombėtar, d.m.th., tė bllokut Amerikanė dhe tė vendeve tė Amerikės Jugore dhe Azisė Jugore. Por, problemi i konkurrencės pėr qendrat e metropoleve tė BEE ishte krej i ndryshėm nga problemi paralel nė vendet periferike. Pėrmirėsimi i konkurrencės nė qendėr (me prodhimin e lartė tė dhėnė tė vendeve tė metropoleve) varet kryesisht nga pėrmbajtja e ēmimeve dhe rrogave me qėllim qė tė kenė mundėsi tė konkurrojnė prodhimet Gjermane p.sh. prodhimet e industrisė dhe prodhimet e lira made in China, qoftė edhe nėse ato prodhohen nga industri filialesh apo vendore. Nė kundėrshti, pėrmirėsimi i konkurrencės nė vendet periferike brenda BEE/BE, si Greqia, varet nga investimet e reja dhe pėrmirėsimi i prodhimit. Problemi rrjedhimisht te kėto vende ishte zhvillimor dhe i pėrkiste krijimit tė njė baze tė fortė me nivele tė njėjta tė prodhimit drejt atyre tė qendrave tė metropoleve.

Megjithatė, pavarsisht ndryshimit rrėnjėsor te faktorėt e reduktimit tė konkurrencės, politika qė u ndoq nė kuadrin e Europės Mastricht-te ishte e pėrbashkėt pėr tė gjithė anėtarėt dhe pėrcaktohėsh nga nevojat dhe interesat e qendrės. Kėshtu, kapitali Europian avancoi me Tregun e Pėrbashkėt nė njė bashkim ekonomik tė karakterit neoliberal (i cili u kompletua nė vazhdim me BEM dhe Eurozonėn), nė tė cilin u integruan menjėherė qoftė ish. socialdemokratėt dhe tani social-liberal, qoftė edhe Euro-majtistja.

Por, tregje tė «lira», do tė thotė jo vetėm tregje tė hapur (d.m.th., lėvizja papengesė e mallrave, kapitalit dhe punės) por edhe tregje tė «epshėm» [fleksibėl], d.m.th., zhdukjen e «pengesave» te krijimi i lirė i ēmimeve, por edhe i rrogave, gjithashtu edhe kufizimet e pėrgjithshme tė rolit Shtetėror nė kontrollin e aktivitetit ekonomik) —nė fjalė tė tjera, kufizimi drastik tė elementit tė «ekonomisė kombėtare». Dhe kjo ishte esenca e konsesusit neoliberal qė karakterizonte kuadrin e ri institucional tė BEM. Nė realitet, traktati i Mastricht-it institucionalizonte nė nivel gjithė-europian ndryshimet qė kishin hyrė nga Thatcher nė Bretani dhe Regan nė SHBA. Kėto ndryshime, me rradhėn e tyre, ishin imponuar «nga poshtė», nga shumė-kombshet, nė procesin e ndėrkombėtarizimit tė ekonomisė sė tregut (p.sh. me blerjen e eurodollarėve, euro-jen etj.). Ndryshe, njė imazh tjetėr jepte pėr kompletimin njė tekst i vjetėr i Komisionit Europian[6] i cili esencialisht parashikonte «plan dėftues» nė nivel gjithė-europian. Dhe kjo ishte esenca e propozimit socialdemokrat: njė lloj Keinsianizmi tė ndėrkombėtarizuar (d.m.th., intervencion Komunitar nė kontrollin e aktivitetit ekonomik) ku pashmangshmėrisht do tė duhėsh qė tė zėvendėsonte Keinsianizmin kombėtar. Pashmangshmėrisht, sepse strategjia Keinsiane ėshtė e paaplikueshme nė kuadre tė ngushta kombėtare, kur sundojnė kushte tė lėvizjes sė lirė tė kapitalit dhe punės. Pėrmbytja, d.m.th., i konsesusit socialdemokratik, qė filloi me lulėzimin e neoliberalizmit nė dekadėn e vitit 1980 —jo si rezultat i ndonjė komploti, siē mbėshtesin «teori» komplotiste naive, por edhe ēorjentuese pėr lėvizjen punėtore, tė tipit Naomi Klein,[7] por si rezultat i ndryshimeve tė pėrmendura mė lartė nga poshtė qė solli ekonomia kapitaliste e ndėrkombėtarizuar e marketingut — e cila mėnjanoi edhe propozimet relevante pėr strategjinė e Europės Keinsiane.

Nė vazhdim, prezantimi i Euros do tė thoshte se qė tė arrihet qėndrueshmėria e ēmimeve nė Eurozonė duhet qė defiēitet financiare tė fleksibilizoheshin, siē parashikonte Marrėveshja e Stabilitetit dhe Zhvillimit, i cili pikėrisht sepse nuk u mbajt nga shumė vende, qoftė edhe pėr vendet e qendrės, ēoi tani nė nevojėn e ndalimit kushtetues tė defiēiteve. Dhe kjo, sepse e vetmja mundėsi qė i ka mbetur elitave, nėn kėto kushte, pėr pėrmirėsim tė konkurrencės dhe fitimit ėshtė shtrėngimi i kostos sė prodhimit dhe fleksibilitetit i peshės taksale mbi fitimet dhe tė ardhurat e vetė elitės. D.m.th., kur rritja e prodhimit nuk ėshtė e mundur, pėr arsye tė mungesave serioze investuese nė teknologji tė reja etj., (siē ishte rasti i vendit tonė), atėherė mbetet vetėm kėrcėnimi e papunėsisė dhe pasigurisė, gjithashtu dhe «fleksibiliteti» paralel i tregut tė punės, mbi tė cilin vazhdon tė mbėshtetet «politika» e punėsimit tė Eurozonės, pavarsisht lutjesoreve tė traktatit tė Amsterdamit. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave nuk ėshtė e ēuditshme se elita ekonomike dhe politike ishte mbėshtetur gjithnjė mbi shpresat e saj te investimet e huaja, dhe sot ajo pėrbėnė shpresėn e vetme pėr zhvillimin, ndėrsa Ekonomologėt e Gjelbėrt, mbėshteten te zhvillimi i «gjelbėrt», dhe Marksistėt e vjetėr, nė lėvizjen e solidaritetit nė favor tė Greqisė dhe luftės pėr zhvillimin e njė lėvizje paneuropiane qė do tė ndryshojė balancat e fuqive dhe qė do tė ēojė nė njė Europė tė popujve – dhe pėrralla tė tjera nė kuadrin e sotėm tė tregjeve tė hapur dhe ēliruar qė imponon ekonomia e marketingut tė ndėrkombėtarizuar.

Nėse shohim qorrsokakėt, si zgjidhje, qė propozon kjo e majtė, atėherė mund tė kuptojmė se si arriti Junta vendore dhe e huaj tė kalojnė masat e pėrbindshme. Dhe kjo, sepse ato «zgjidhje» nuk themelohen nė identifikimin bazės se dalja unilaterale , jo vetėm nga Eurozona, por edhe nga BE, gjithashtu edhe vendosja e kontrolleve tė ashpra sociale mbi «katėr tregjet», janė parakushte tė nevojshme pėr daljen nga kriza katastrofike, bashkė me anulimin e kontratave huamarrėse, shpronėsimin e detyruar pa shdėmtim tė ēdo tė mire publike qė ėshtė, brenda procesit tė privatizimeve, nė pronėsinė e elitave vendore dhe tė huaja. Tė gjitha kėto dhe masa tė tjera,[8] duhet tė kenė synim afatgjatė pėr ndėrtimin e strukturės prodhuese ekonomike tė vendit, (e cila ėshtė shkatėrruar kryekėput pas inkorporimit tė saj nė ekonominė ndėrkombėtare tė marketingut, dhe veēanėrisht pas integrimit tonė nė BEM/BE), dhe krijimin e njė modeli konsumimi ndėrvarės ku do tė mbėshteste njė ekonomi tė pavarur (jo autarkike). Ekonomia e pavarur pėrbėn fundja daljen e vetme nga ekonomia e marketingut tė ndėrkombėtarizuar, qė ofron zgjidhje alternative kundrejtė globalizmit neoliberal. Dhe kjo natyrisht nuk do tė thotė «izolim» siē shtrembėrojnė autonominė «Europeistėt» brenda tė Majtės reformatore, Universitete etj., qė kanė interesa ekonomike derikte dhe indirekte nga ndenjja jonė nė BE. Kjo ėshtė e vetmja zgjidhje dasha-popullore, veēanėrisht nėse pėrbėn njėsinė e bashkimeve ekonomike me vendet fqinje me zhvillim tė njėjtė ekonomik (p.sh. vendet e Europės Jugore, vendet Ballkanike, vendet e Amerikės Afrikane etj.). Kėto bashkime tė reja ekonomike qė do tė themelohen nė solidaritetin e popujve, nė ndryshim nga bashkimet kusare tė kapitalit, si BE, pėrbėjnė tė vetmin ndėrkombėtarizim sot, nė kundėrshti me pseudo-ndėrkombėtarizmin e tė «Majtės» reformatore sot qė gjoja do tė ndėrtohet brenda BE-sė!

Beteja pėr ndėrtimin e njė Rezistence shoqėrore gjithėpopullore dhe, si rrjedhim, ēlirimit kombėtar ėshtė sot nevojė emergjente, meqėnse vetėm njė Rezistencė e tillė do tė mund tė ndalonte katastrofėn e sotme dhe tė hapė rrugėn, si fillim, pėr njė ekonomi tė pavarur dhe, sė fundmi, formėn e ēlirimit tė shoqėrisė qė do tė zgjidhte vetė Populli.


* Kjo analizė, sikurse edhe pararendėset, i pėrkasin analizave seri qė “nuk nxėnė“ nė gazetėn e re tė ndryshuar dhe gjoja “vetėadministrative” tė «Punėtorėve tė Eleftherotypia-s», pėr arsyet qė sqaroj kėtu: http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/greek/grE/gre2012/2012_02_22.html


 

Pėrktheu Ylli Pėrmeti nga Greqishtja.



[1] Σ. Πεσματζόγλου, «Δεν είναι μια η Ευρώπη», “Οι εργαζόμενοι” (25/2/2012).

[2] Λ. Βατικιώτης, «Η Ευρώπη των αποικιών», στο ίδιο.

[3] Γ. Μηλιός, «Σωτήριο μνημόνιο θα είναι μόνο εκείνο που θα ανατραπεί»!, στο Ϊδιο.

[4] Leslie Sclair, The Transnational Capitalist Class (Blackwell, 2001).

[5] Η Ελλάδα ως Προτεκτοράτο της Υπερεθνικής ελίτ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο απο την ΕΕ και για μια αυτοδύναμη οικονομία (Γόρδιος, 2010).

[6] Claude Gruson, Commission of the European Communities, Τhe challenges ahead: A plan for Europe (Office for Official Publications of the European Communities, 1979).

[7] Naomi Klein, Το δόγμα του σοκ: Η άνοδος του καπιταλισμού της καταστροφής (Λιβάνης, 2010).

[8] βλ. ΕΚΚΛΗΣΗ ΓΙΑ ΕΝΑ ΝΕΟ ΕΘΝΙΚΟ-ΚΟΙΝΩΝΙΚΟ ΑΠΕΛΕΥΘΕΡΩΤΙΚΟ ΜΕΤΩΠΟ http://www.inclusivedemocracy.org/brochures/2011.11.13__neo_ethniko_koinoniko_metopo_extented.html