Print Friendly Version of this pagePrint Get a PDF version of this webpagePDF

May 5, 2015


Janė politikat e kursimit problemi apo ėshtė Globalizmi Neoliberal?

TAKIS FOTOPOULOS

http://www.inclusivedemocracy.org/fotopoulos/

English version:
http://www.inclusivedemocracy.org/journal/vol11/vol11_no1_Are_austerity_policies_the_problem_or_is_it_Neoliberal_globalization.html

Artikulli synon sė pari tė paraqesė njė dallim midis globalizmit neoliberal (d.m.th. neoliberalizmit), si njė ndryshim strukturor ose sistemik dhe ideologjisė neoliberale. Ky dallim ėshtė i nevojshėm sot meqėnse shumė nė tė Majtėn globaliste i ngatėrrojnė kėto tė dyja ose e konsiderojnė neoliberalizmin si thjesht njė ideologji, e cila mund tė braktiset lehtė. Sė dyti, tregohet se ndryshe nga ēfarė pohon Paul Krugman dhe shumė nė tė “Majtėn” globaliste, shkaku i krizės aktuale nuk janė politikat e kursimit qė janė adoptuar nga disa “djaj” por vetė globalizmi neoliberal. Kjo nėnkupton se vetėm njė shkėputje me Rendin e Ri Botėror (RRB) tė globalizmit neoliberal mund tė rivendosė sovranitetit ekonomik dhe kombėtar, i cili ėshtė parakushti i nevojshėm pėr njė politikė tė pavarur dhe ėshtė e vetmja rrugė e daljes nga katastrofa aktuale nė vende si Greqia.

 

Globalizmi neoliberal pėrkundėr ideologjisė neoliberale

Ndėrkombėtarizimi i pas-luftės i ekonomisė sė marketingut, i cili ēoi nė globalizmin aktual, ishte inkurajuar aktivisht nga vendet e pėrparuara kapitaliste veēanėrisht lidhur me ekspansionin e “ish-socializmit aktual” dhe tė lėvizjeve ēlirimtare kombėtare nė Botėn e Tretė. Sidoqoftė, siē kam treguar nė vend tjetėr,[1] ndėrkombėtarizimi ishte kryesisht rezultat i faktorėve “objektivė” qė lidheshin me dinamikat e ekonomisė sė marketingut dhe, veēanėrisht, lidhur me veprimtarinė ekspansioniste tė korporatave ndėrkombėtare dhe rritja paralele e tregut tė Euro-dollarit. Tregu i Euro-dollarit siguroi njė mjedis parregulla ku dollarėt e SHBA-sė (dhe mė vonė deviza tė tjera tė forta si jeni, marka etj.) mund tė merreshin hua dhe tė huajepeshin lirshėm pėr ēdo rregullator tė SHBA-sė dhe kėrkesave tė taksave. Rritja e tregut tė ri, i cili thjesht reflektonte nevojat nė rritje tė Korporatave Ndėrkombėtare (Transnational Corporations/TNCs) ishte i dobishėm nė heqjen e mėvonshme tė kontrolleve tė shkėmbimeve dhe kapitalit. Kjo sepse kontrollet e shkėmbimit tė komb-shteteve, veēanėrisht ato nė Britani ku tregu i Euro-dollarit lindi,[2] ishin vendosur nėn shtrėngime tė rreptė, pėrgjatė 1970-ės. Kjo hapje dhe liberalizim i tregjeve jozyrtar pėr tė mbuluar nevojat e TNC, u institucionalizua si fillim nga politikanė konservativė (Thaēer dhe Regan) pėr t’u ndjekur mė vonė nga qeveritė e ēdo bindjeje: nga Kristian demokratėt dhe konservativėt te social demokratėt, liberalėt dhe ēdo gėrshetim tjetėr midis tyre.

Nė tė vėrtetė, ekspansioni i stėrmadh i TNC, njė fenomen i ri nė historinė e ekonomisė kapitaliste tė marketingut —e cila karterizon (bashkė me rrėnimin e bllokut Sovjet) Rendin e Ri Botėror, do tė ishte i pamundur pa hapjen dhe liberalizmin e tregjeve pėr mallrat dhe kapitalin. Sidoqotė, kjo nuk ishte rezultat i ndonjė komploti nga ekonomistė dhe politikanė tė “keqė” qė shfrytėzonin ndonjė lloj krize, siē sugjerojnė disa teoricienė konspirativė “best-seller” tė sė “Majtės” globaliste. Por, kjo ishte efekti i pashmangshėm qė pasoi rrėnimin e modelit tė social-demokrcisė, i cili bazohėsh mbi tregjet kombėtar dhe, si i tillė, nuk ishte mė i pėrputhshėm me ndėrkombėtarizimin nė rritje tė ekonomisė sė tregut. Nė fjalė tė tjera, qeveritė nė kuadrin e ri duhet tė ndiqnin politika neoliberale pėr tė bėrė ekonomitė e tyre tė konkurrueshme dhe tė afta pėr rritje tė vazhdueshme qė pėrfshin ekspansion tė mėtejshėm tė shoqėrisė konsumeriste.

Nė tė njėjtėn kohė, ekonomistėt liberalė (krahasuar me Keinsianistėt “statistė”, tė cilėt ishin dominantė nė periudhėn e pas-luftės, pėrgjatė fazės statiste qė pėrmenda mė lartė) rigjallėruan njė pėrzierje tė ekonomisė neoklasike me monetarizmin dhe ekonomi ofertuese duke i ēuar shoqėritė nė atė ēfarė quhet ekonomi neoliberale, e cila pėrfshinte politika qė synonin heqjen e ēdo kontrolli social mbi ekonominė: nga tkurrja e sektorit publik (pėrmes privatizimeve masive dhe ēmontimi efektiv i shtetit social gjithashtu dhe njė reduktim drastik tė shpenzimeve qeveritare) nė derregullime tė tregut pėr mallrat, punėn dhe kapitalin, me qėllim qė tė spikasnin rolin e sektorit privat (d.m.th. tė korporatave ndėrkombėtare qė e kontrollojnė atė). Ideologjia e re neoliberale ishte sigurisht adoptuar gjithashtu nga massmedia e cila kontrollohet nga TNC dhe magnatė tė tjerė qė e promovonin atė si paradigma dominante sociale e epokės sė re —d.m.th. si sistemi i besimeve, ideve dhe vlerave korresponduese tė cilėt janė dominantė nė njė shoqėri tė veēantė nė njė ēast tė veēantė tė historisė sė saj.[3]

Rrjedhimisht, dikush duhet tė bėjė njė dallim tė qartė midis ideologjisė neoliberale dhe vetė neoliberalizmit. Ideologjia e neoliberalizmit ishte krijuar me qėllim qė tė justifikonte (“objektivisht”, si ēdo ideologji sistemike supozohet se duhet tė bėjė), nevojėn e ndryshimit sistemik, d.m.th. pėr hapjen dhe liberalizimin e tregjeve, mbi tė cilėt gobalizmi neoliberal u themelua. Nė fjalė tė tjera ishte ndryshimi strukturor qė sinjalizuan shfaqja dhe ekspansioni masiv i Ndėrmarrjeve Ndėrkombėtare —si rezultat i dinamikės sė rritjes-ose-vdis tė sistemit tė ekonomisė kapitaliste tė marketingut— e cila si fillim ēoi nė njė hapje jozyrtare tė tregjeve dhe mė vonė u institucionalizua. Qartėsisht, ideologjia e neoliberalizmit, si ēdo lloj ideologjie sistemike, ndoqi ndryshimet strukturale (siē ndoqi idelogjia liberale shfaqjen e sistemit tė ekonomisė kapitaliste tė tregut) dhe jo e kundėrta. 

Por, e “Majta” globaliste, (duke pėrfshirė shumė nė tė Majtėn anti-sistemike, qoftė edhe Marksistė) nuk e bėjnė kėtė dallim vendimtar dha zakonisht ngatėrrojnė —ndonjė herė qėllimshėm— dukurinė sistemike (globalizmin neoliberal), i cili i pėrket bazės ekonomike, me ideologjinė e globalizmit e cila i pėrket —nė terma Marksist— nė superstrukturė. Nė kėtė mėnyrė, ata derivojnė njė “teori” ahistorike rreth politikanėve/kapitalistėve tė “kėqij” qė komplotojnė pėr tė imponuar “neoliberalizmin”, si njė mjet pėr tė ekspansionuar pėrfitimet, pėrqendrimin e kapitalit etj. nė dėm tė punėtorėve. Nuk do tė ishte e ēuditshme qė qoftė edhe Eric Hobsbawm, dekani i historianėve Marksistė, parashikoi perceptueshmėrisht (!) fundin e shpejtė tė neoliberalizmit nė fillimi tė mileniumit tė ri,[4] ndėrsa Marksistėt modernė (mė modestė!), aktualisht deklarojnė se megjithėse neoliberalizmi nuk ka vdekur ende, ai me siguri po “vdes”. Gjithēka qe ne mund tė bėjmė ėshtė tė zėvendėsojmė institucionet neoliberale si vijon:

Koha rrjedhimisht ka ardhur pėr tė kthyer faqen dhe tė riorientojmė strategji zhvillimore drejt prodhimit, drejt punėtorėve mė tė edukuar, mė tė mirė-paguar, drejt riindustrializimit, dhe drejt programeve sociale dhe njė shteti tė ri social. Por pėr tė bėrė kėtė ne duhet tė dėrrmojmė institucionet ekonomike dhe politike tė neoliberalizmit, njėlloj si neoliberalizmi mė herėt shkatėrroi institucionet social-demokratike dhe komuniste tė kohės sė Sozialstaat (shtetit social). Mund tė realizohet kjo pa revolucion? Ndoshta nė disa raste, por vetėm nė kontekstin e revolucioneve nė vend tjetėr, njėlloj si social demokracia Skandinave pėrfitoi nga Revolucioni Rus i viti 1917.[5]

Tė tjerė flasin pėr kapitalizmin e sotėm tė “keq” krahasuar me kapitalizmin e “mirė” tė vjetėr, duke argumentuar se problemi ėshtė korporatizimi i ekonomisė sė marketingut, i cili, hamendėsisht, paraqet “njė sulm mbi tregjet dhe demokracinė”.[6] Sidoqoftė, siē kam treguar nė vend tjetėr,[7] problemi nuk ėshtė korporatizimi i ekonomisė sė marketingut, meqėnse ky zhvillim ishte i pashmangshėm brenda dinamikės sė rritjes-ose-vdis qė karakterizon sistemin e ekonominė e marketingut. Rrjedhimisht, meqėnse kjo dinamikė nuk u pėrmbysė nga beteja sociale, ishte e pashmangshme tė ēonte nė korporatizimin e ekonomisė sė marketingut. Nė fjalė tė tjera, problemi nuk ėshtė korporatizimi i ekonomisė kapitaliste tė marketingut, sikur ndonjė lloj tjetėr ekonomie kapitaliste marketingu ishte e mundshme ose e dėshirueshme, por vetė ekonomia kapitaliste e marketingut. Ndryshe, dikush mund pėrfundojė lehtė duke fajėsuar elitat pėr shkeljen e rregullave tė lojės, sesa tė fajėsojnė vetė lojėn e kalbur.

Pėrmblethtas, neoliberalizmi nuk ishte thjesht njė inovacion nga disa ekonomistė e politikanė tė kėqij, kėshilla e tė cilėve ishte adoptuar nga kapitalistė lakmitarė, siē na sugjeron njė e “Majtė” e kapitulluar intelektualisht globaliste. Nė vend tė kėsaj, ishte, rezultati i pashmangshėm i njė globalizmi kapitalist bazuar nė Korporatat Ndėrkombėtare (TNC), i cili mund tė jetė vetėm neoliberal. Kjo sepse hapja dhe liberalizimi i tregjeve —njė parakusht pėr funksionimin e TNC— synon tė krijojė njė fushė-niveli loje pėr TNC jo vetėm nė lidhje me kuadrin ekonomik brenda tė cilit ata duhet tė operojnė por gjithashtu nė lidhje me kuadrin social. Pėr shembull, globalizmi kapitalist nėnkupton jo vetėm homogjenizimin e legjislacioneve sa i pėrket punėsimit dhe shpunėsimit tė punėtorėve (marrėdhėnie pune tė “epshme”) por gjithashtu homogjenizimin e shėrbimeve sociale pėr emėruesin mė pak tė pėrbashkėt, d.m.th. mė pak tė shtrenjtė tė “sistemit social”, me qėllim qė TNC mund tė fitonin kushtet mė tė mirė pėr maksimizimin e pėrfitimit (nė terma tė taksimit shumė tė ulėt etj.), nė ēdo vend qė integrohet plotėsisht nė RRB.

 

Armiku i vėrtetė: politikat e kursimit apo globalizmi neoliberal?

Sidoqoftė, nė vitin 1990-2000 e “Majta” globaliste pėrfshiu, tė paktėn, nė fjalorin e saj fjalėn “neoliberal” —duke ēorientuar qėllimshėm dukurinė sistemike (globalizmin neoliberal) me ideologjinė e tij. Nė anėn tjetėr, e “Majta” globaliste pėrgjatė kėsaj dekade ndaloi tė pėrdorė qoftė edhe vetė fjalėn “neoliberal”, nė njė pėrpjekje tė qartė pėr tė kthyer mendjet e popujve larg ēdo aspekti qė kishte lidhje me armikun e tyre tė vėrtetė. D.m.th. dukurinė sistemike tė globalizmit neoliberal dhe hapjen dhe liberalizmin nėnkuptues tė tregjeve, i cili ėshtė shkaku pėrfundimtar i ēmontimit tė shtetit social dhe vetė ekonomisė Keinsianiste.

Nė fjalė tė tjera, ėshtė hapja dhe liberalizimi i tregjeve i cili pėrgjithėson sistemin rudimentar/bazė tė “shėrbimeve sociale” tė SHBA-sė dhe taksimin pėrkatės tė korporatave dhe duke tkurrur shpenzimet shtetėrore, si emėruesi mė i ulėt i pėrbashkėt nė tė cilin ēdo vend qė dėshiron tė ketė rritje ekonomike dhe punėsim duhet tė pėrputhet. Pse? Sepse rritja ekonomike dhe punėsimi nė njė ekonomi tė integruar nė RRB tė globalizmit neoliberal, e cila karakterizohet nga tregje tė hapur dhe tė liberalizuar pėr kapitalin, punėn dhe mallrave, varet vendimtarisht mbi konkurrencėn. Sepse ėshtė konkurrenca e lartė, e cila do tė tėrheqė mė shumė Korporatat Ndėrkombėtare dhe rrjedhimisht mė shumė investime tė cilat, me rradhė, do tė ēojnė nė mė shumė rritje ekonomike dhe punėsim. Kjo, ndryshe nga epoka e komb-shtetit kur rritja ekonomike dhe punėsimi varėsh vendimtarisht mbi tregjet kombėtar (meqėnse tregjet nuk ishin tė hapur nė atė kohė), qė nė kėtė rast, sigurisht, kishte rėndėsi shumė se nėse qeveritė ndiqnin politika tė buxheteve tė balancuar (ēfarė mund tė quajmė sot “politika kursimtare”) ose nė vend tė tyre, politika ekspansioniste pėr forcimin e kėrkesės (vendore) agregate, edhe nėse kjo nėnkuptonte buxhtet deficitarė, veēanėrisht nė kohėt e reēesioneve —siē pėrshkruante ekonomia Keinsiane, e cila nė atė kohė ishte dominante.

Por, sot jo vetėm ekonomistėt naivė qė i pėrkasin tė “Majtės” globaliste mbėshtesin politikat Keinsiane, hamendėsisht sepse jetojnė ende nė kapsulėn e kohės sė shtet-kombit me politikat e tij Keinsianiste dhe aparatin e tij ideologjik, por qoftė edhe Nobel laureatė nė ekonomi. Sigurisht nė rastin e dytė dikush nuk flet mė pėr naivitet por nė vend tė tij, pėr ēorientim tė qėllimshėm. Ky ėshtė rasti i Paul Krugman, i cili, nė njė artikull tė sapo publikuar nė Guardian,[8] flamurtarja e tė “Majtės” globaliste, pėrpiqet sistematikisht tė anashkalojė ēėshtjet vendimtare tė epokės sonė dhe veēanėrisht globalizmin dhe ideologjinė e tij neoliberale dhe pėrqendrimet. Nė vend tė kėtyre, pėrqendrohet mbi “iluzionin” e kursimeve ose “obsesionin” e politikė-bėrėsve, veēanėrisht nė Britani —duke “harruar” volitshėm se ato janė politika tė BE-sė, gjithashtu dhe tė SHBA-sė qė nga koha e Regan. Nė fjalė tė tjera, kėto janė politika qė Elita Mbikombėtare imponoi, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbi ēdo vend qė ėshtė integruar nė RRB.

Kėshtu, nė njė artikull tė gjatė prej thuajse 6,000 fjalė - fjalėt “neoliberal” dhe “globalizėm”, pėr mos tė pėrmendur “konkurrencėn”, nuk pėrmenden as edhe njė herė! Krugman duke “harruar” se ne jetojmė nė njė botė tė globalizuar nė tė cilėn konkurrenca ėshtė vendimtare qoftė edhe pėr rritje ekonomike dhe punėsim, flet se pėrse politikat Keinsiane janė mė tė mira pėr ēdo komb-shtet! Tė kaptėn, sidoqoftė, ky apologjet pėr globalizmin (tė cilit nė mėnyrė tė justifikueshme i ėshtė dhėnė nga Elita Mbikombėtare —pėrmes komitetit tė ēmimit Nobel i cili bėnė njė punė shumė tė mirė pėr tė promovuar, drejpėrdrejt ose tėrthorazi globalizmin— vlerėsimi mė i lartė pėr ēdo ekonomist sistemik) kishte ēiltėrsinė pėr tė pranuar se bisnesi i madh, ndryshe nga ekonomistėt si vetja e tij dhe politikanėt, dashurojnė politikat kursimtare por mė vonė ai vazhdon tė ēorientojė, edhe njė herė, rreth arsyeve pėrse ndėrmerren:

Unė tashmė kam sugjeruar njė pėrgjigje: bisedė e pamjaftueshme rreth borxheve dhe deficiteve pėrdoret zakonisht si njė mbulesė pėr njė axhendė krejtėsisht ndryshe, domethėnė njė pėrpjekje pėr tė reduktuar sasinė totale tė shpenzimeve tė qeverisė veēanėrisht nė sigurimet sociale. Kjo ka qenė e qartė nė SHBA, ku shumė plane pėr reduktime tė hamendėsuar deficitare ndodhi qė tė pėrfshijnė shkurtime tė mprehta nė pėrqindjet e taksave mbi korporatat dhe mbi tė pasurit qoftė edhe nėse ata heqin ndihmėn ushqimore dhe mjekėsore pėr tė varfėrit.[9]

Sidoqoftė, shkurtimet nė shpenzimet publike dhe tkurrja e pėrgjithshme e sektorit publik pėrmes privatizimit etj. gjithashtu dhe shteti i asistencės sociale janė tė lidhur drejtpėrdrejt me shkurtimet e taksave tė korporatave dhe tasave nė pėrgjithėsi dhe tė politikave pėrkatėse pėr tė eliminuar deficitet buxhetore. Nė tė vėrtetė, tė gjitha kėto bashkė pėrbėjnė zemrėn e globalizmit neoliberal. Por Krugman nuk dėshiron tė flasė pėr globalizėm dhe konkurrencė —kėto janė fjalėt e “pista” qė bisnesmenėt dhe politikanėt duhet tė thonė ndėrsa mandati i Krugman, si Nobel laureat nė ekonomi, ėshtė tė ēorientojė popujt nga armiku i vėrtetė i tyre —RRB i globalizmit neoliberal— dhe nė vend tė tij i kthen ata kundėr faktorėve josistemikė, tė cilėt nuk sfidojnė vetė sistemin por thjesht tė “kėqijtė” nė elitat politike tė cilėt zbatojnė politikat e kursimit! Pasoja politike tė kėtyre kėndvėshtrimeve ēorietuese ėshtė se kur e Majta globaliste adopton kėto ide ēorientuese dhe vjen nė pushtet dhe kundėrshton politikat e kursimit  qė zbatohen nga personeli politik qė administron RRB, nė vend tė pėrpiqet tė shkėputet nga vetė RRB, i adopton ato. Ky ėshtė rasti pėr shembull i Greqisė, ku fitorja e tė Majtės globaliste (SYRIZA) nė vend tė ēojė jashtė BE-sė dhe tė zbatojė politika tė pavarura, ēoi nė fiaskon aktuale ku qeveria e “Majtė” i lutet Euro-elitės pėr mė shumė likuiditet (meqėnse vendi nuk kontrollon as edhe devizėn e tij), e cila sigurisht nuk do tė sjellė kėto politika veēse do t’i nėnshtrohet tėresisht kushteve qė ata imponojnė pėr integrim tė mėtejshėm tė vendit nė RRB!          

      

Pėrktheu Ylli Pėrmeti



[1] Takis Fotopoulos, Takis Fotopoulos, Towards an Inclusive Democracy, (London/NY: Cassell/ Continuum, 1997/1998)) Ch. 1.

[2] For an excellent description of the gradual lifting of capital controls in Britain under market pressure, see Will Hutton, The State We’re In (1995), Ch. 3.

[3] see Takis Fotopoulos, “Mass media, culture and democracy”, Democracy & Nature, vol.5, no.1 (March 1999), pp. 33-64.

[4] Perry Anderson, New Left Review, No. 1 (new period) (Jan/Feb 2000), p. 10.

[5] Boris Kagarlitsky, “Economic policies after the death of neoliberalism,” (Russian) Institute for Global Research (8/4/2015).

[6] Noam Chomsky, “Domestic Constituencies,” Z Magazine (May 1998).

[7] Takis Fotopoulos, “Mass media, culture and democracy”.

[8] Paul Krugman, “The austerity delusion,” Guardian (29/4/2015).

[9] Ibid.